Sulmuesi i Argjentinës, Julián Álvarez, foli për DAZN pas fitores 3-1 ndaj Zvicrës dhe kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026.
Alvarez ishte protagonist me një gol dhe me angazhim të madh, duke kontribuuar shumë edhe në fazën defanzive.
“Po, jam shumë i lumtur. Luftuam deri në fund dhe ishte një ndeshje e vështirë. E dinim se do t’i kishim edhe 30 minuta shtesë, si dhe një lojtar më shumë në fushë. Arritëm ta shfrytëzonim këtë avantazh dhe në fund fituam”, deklaroi Álvarez.
Duke i komentuar zërat dhe kritikat në rrjetet sociale, sulmuesi argjentinas theksoi se skuadra nuk duhet të shpërqendrohet nga ato që thuhen jashtë fushës.
“Flitet gjithmonë shumë. Ne duhet të përqendrohemi vetëm te puna që bëjmë në stërvitje dhe në fushë. Nuk mund të merremi me atë që thuhet në rrjetet sociale. Sigurisht që do të kisha preferuar ta fitonim ndeshjen më herët, por ndeshjet e Botërorit janë gjithmonë të vështira. Tani na kanë mbetur edhe dy finale”, u shpreh Álvarez.