Sipas the Sun, skuadra Sevilla i ka bërë sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata, një ofertë të mirë për t’u larguar nga Chelsea gjatë këtij muaji.
Që kur ka lëvizur nga Real Madridi në vitin 2017, Morata është përpjekur që t’i plotësojë pritshmëritë e skuadrës angleze. Mirëpo ai ka dështuar ta bëj një gjë të tillë.
Prandaj oferta e bërë nga skuadra spanjolle, është një rrugëdalje e mirë për t’u larguar, shkruan Goal.
Mirëpo ai do të mund të largohet vetëm nëse Chelsea arrin ta përvetësojë sulmuesin argjentinas, Gonzalo Higuain.