Alvin Karaqi nuk arriti të kalojë kampionin e tanishëm të botës, kroatin Ivan Kvesic, në rrethin e parë të grupit B të garave të karatesë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.
Karateisti ynë dha maksimumin dhe deri në sekondat e fundit ishte rival i barabartë, por disa gabime në fund i kushtuan me humbje në fund 5:0, në kategorinë -84 kg.
Karaqi në luftën e dytë do të përballet pas disa minutash me ukrainasin, Valerii Chobotar, nënkampion i botës.