Amandamenti për persona me aftësi të kufizuara s’kalon pa Listën Serbe – Haxhiu ka një kërkesë për Qeverinë

Prishtinë | 05 Tet 2023 | 11:45 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar që personat me aftësi të kufizuara të trajtohen me dinjitet dhe t’u krijohen kushte më të mira, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse thotë se amendamenti që kërkon përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kushtetutën e Kosovës, nuk mund të kalojë pa votat e Listës serbe, Haxhiu ka kërkuar që mbështetja për ta të bëhet në forma të ndryshme.

“Edhe unë jam i njëjtë sepse nuk mund të lexojë pa syze. Sot, Kuvendi i Kosovës ka vendosur barriera për personat me aftësi të kufiziara, pra këto barriera që i kanë para tyre. Ne duhet t’i trajtojmë seriozisht si pjesë e barabartë të shoqërisë sonë. Duhet të trajtohen me ligj si pjesë e kësaj shoqërie si në arsim e punësim. Kjo çështje e shohim se nuk mund të kalojë (për shkak të mungesës së Listës Serbe) por mund t’i përmirësojmë kërkesat e tyre për përkrahje”, u shpreh Haxhiu.

Të ngjashme