Prezenca e Ermalit i vetëm në dasmën e Xhensilës dhe Besit iu bëri të gjithëve përshtypje. Ai ishte shoqëruar me këngëtaren Rezarta Shkurta, e të gjithë nisën të pyesnin se “ku ishte Ami”.
Një pyetje e tillë nuk mori një përgjigje të drejtpërdrejtë nga çifti, por pak ditë më vonë ata dhanë lajmin e mirë se do të bëheshin prindër për herë të dytë. Nuk u zbulua asgjë më shumë, as se kur bebi do të vijë në jetë, por as gjinia e tij.
E megjithatë pak ditë më vonë, bukuroshja Amarda ka zbuluar se do të sjellë në jetë një vajzë. E pyetur nga “Thumb” gjatë eventit të make up artistit të njohur, Ariel Tejada, Ami ka treguar se nuk i ka nisur ende përgatitjet pasi është herët, por na ka shuar kuriozitetin për gjininë e bebit.
Teksa u pyet për përrallën e Rapanzëll, Ami është përgjigjur: “Rapanzëllin nuk e njoh mirë si histori, kur të na vijë në jetë goca, atëherë do t’i njohim të gjitha historitë e princeshave”.
Joeli do të bëhet së shpejti me një motër.