Shitësi online Amazon është bërë kompania më e vlefshme në botë, pasi çmimi i aksioneve të saj e ka kaluar atë të Microsoft-it dhe të gjigantëve të tjerë amerikanë të teknologjisë.
Kompania me seli në Sietëll ka marrë vendin e parë pas rritjes së aksioneve të saj për 3.4%, të cilat e kanë rritur vlerën e saj në treg në $796.8 miliardë dollarë.
Vlera është për 13.2 miliardë dollarë më e lartë se e Microsoft-it.
Shefi ekzekutiv, Jeff Bezos, e ka ndërtuar Amazon-in nga një shitës online krysisht i librave në një kompani që shet lloj-lloj mallrash.
Apple ka qenë prej kohësh kompania më e madhe në botë për nga kapitalizmi në treg, por aksionet e saj kanë rënë që nga nëntori, pasi shitjet e iPhone-ve në Kinë – një treg kyç për Apple – kanë nisur të shënojnë rënie.
Apple tani është kompania e katërt, me vlerë prej 702 miliardë dollarësh, pas Amazon-it, Microsoft-it dhe Google.