Amazon, e formuar 25 vjet më parë, ka tejkaluar Microsoft-in për t’u bërë kompania më e vlefshme në botë.
Gjiganti i internetit ishte me vlerë 797 miliardë dollarë, kur u mbyll tregu amerikan i aksioneve ditën e hënën pasi pati një rritje prej 3.4% dhe e tejkaloi Microsoft-in, me vlerë 789 miliardë dollarë.
Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, është njeriu më i pasur në botë, me pasuri prej 135 miliardë dollarësh, kjo sipas indeksit matës të Bloomberg.
Ai tejkaloi themeluesin e Microsoft, Bill Gates, vitin e kaluar.
Kjo është hera e parë që Amazon është vendosur në pozicionin më të lartë në këtë listë.