Amazon përgatitet të zëvendësoj punëtorët me makina të automatizuara

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Amazon po nxjerr në pah makina të automatizuara në mënyrë që t’i mbaj larg mijëra punëtorë nga punët e saj.

Kompania viteve të fundit ka filluar ta shtoj teknologjinë, e cila skanon mallra që vijnë nga një rrip transportues dhe i paketon ato për disa sekonda.

Amazon konsideron se instalimin i dy makinave në dhjetëra depo, ka hequr të paktën 24 role në secilën prej tyre. Këto objekte zakonisht punësojnë më shumë se 2,000 njerëz.

Kjo do të arrinte mijëra shkurtime të vendeve të punës në 55 qendra në të gjithë SHBA-në. Kompania pretë që të mbulojë shpenzimet në më pak se dy vjet, në një milion dollarë për secilën makinë plus shpenzimet operative.

Plani tregon se si Amazon po redukton proceset në mënyrë që t’i rris fitimet. Ndryshimet nuk janë finalizuar sepse teknologjia e verifikimit përpara një vendimmarrje mund të marrë një kohë të gjatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme