Amazona përjeton shpyllëzimin më të keq në 15 vjetët e fundit

Prishtinë | 19 Nën 2021 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Shpyllëzimi në pyjet tropikale të Amazonës ka arritur në nivelin më të lartë në 15 vjetët e fundit, tregojnë të dhënat zyrtare.

Një raport i Agjencisë të Kërkimit Hapësinor në Brazil (Inpe) ka gjetur se shpyllëzimi është rritur për 22 % në një vit.

Brazili ishte në mesin e vendeve që gjatë Samitit të Klimës COP26 premtuan t’i jepnin fund dhe të kthenin prapa procesin e shpyllëzimit deri në vitin 2030

Amazona është shtëpia e rreth tre milionë llojeve të bimëve dhe kafshëve dhe një milion njerëzve indigjenë.

Është po ashtu një depo jetike e karbonit që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale.

Sipas të dhënave të fundit rreth 13,235 kilometra katrorë u humbën gjatë periudhës 2020-2021 që është vlera më e lartë që nga viti 2006.

Ministri i Mjedisit, Joaquim Leite, ka thënë se këto të dhëna paraqesin “një sfidë” derisa ka shtuar se duhet të jenë më të ashpër në lidhje me këto krime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme