Ambasada amerikane deklarohet rreth Bondseelit

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Ambasada amerikane në Kosovë ka komentuar raportimet se në rast se autoritetet kosovare nuk ndryshojnë kursin aktual, posaçërisht sa i përket taksës,, mund të ketë pasoja serioze që do të rezultonin edhe me tërheqjen e kampit amerikan në Kosovë, Bondsteel.

Në një kumtesë të shkurtër për media, kjo ambasadë thekson se politika e Amerikës përkrah KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Bondsteel.

“Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-ve i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme