Ambasada amerikane dhe ruse në Zagreb përplasen për ndeshjen Kroaci-Rusi

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 12:21 | Nga

Ambasada e Rusisë në Kroaci i ka reaguar ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në këtë vend, pasi ky i fundit e shfaqi haptazi përkrahjen e tij për ndeshjen e ardhshme çerekfinale në Kupën e Botës mes Kroacisë dhe Rusisë.

Nikoqiri Rusia bëri sensacionin e këtij Botërori duke e eliminuar ish-kampionin, Spanjën në 1/8 e finales pas ekzekutimit të penalltive, pasi ndeshja e rregullt dhe koha shtesë kishte përfunduar baras 1-1, transmeton Gazeta Express.

Rusinë në çerekfinale e pret një kundërshtar i fortë, Kroacia, e cila ka shfaqur futbollin më bindes në këtë garë edhe pse iu desh mund dhe fat në penallti për ta kaluar një pengesë si Danimarka në 1/8 e finales.

Pas përfundimit të këtij takimi, ambasadori i SHBA-së në Kroaci, Robert Kohorst, zgjodhi rrjetin social Twitter për të treguar se kë do ta përkrahë në këtë duel çerekfinal.

“Kroacia vs Rusia. Gjejeni se kë do ta përkrahi”, shkroi ai në Twitter.

 

Të ngjashme