Ambasada amerikane fton institucionet të angazhohen që personat e zhvendosur të kthehen në shtëpi

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Ambasada amerikane në Kosovë u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të angazhohen në mënyrë që personat e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre.

Kjo ambasadë përmes një shkrimi në faqen zyrtare në Facebook ka thënë se ministrat dhe kryetarët e komunë duhet të lenë politikën anash dhe bashkëpunojnë për të siguruar që të gjithë kosovarët të gëzojnë paqe dhe siguri, përcjell Klankosova.tv.

“Viktimat meritojnë drejtësi dhe personat e zhvendosur kanë të drejtë të kthehen në shtëpi. Ministra dhe kryetarë komunash, ju lutemi lëreni politikën anash e bashkëpunoni për t’u siguruar që të gjithë kosovarët të gëzojnë paqe dhe siguri, të lirë nga ngacmimi dhe frikësimi” , thuhet në njoftimin e ambasadës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme