Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë i ka dhënë mbështetje përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka thënë se është koha për përparim të vërtetë në dialog.
I ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Nicholas Giacobbe në një postim në Twitter shkruan se Lajçak ka të drejtë dhe është koha për progres real në dialogun Kosovë-Serbi.
“I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak ka të drejtë, është koha për progres real në dialogun Kosovë-Serbi. Bëjeni…”shkruan Giacobbe.