Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, ka kërkuar që Ministria e Punëve të Jashtme t’i përzgjedhë kandidatët e saj mbi baza konkurruese dhe meritore.
Në shkrimin që e ka postuar në Facebook ambasada, thuhet se në Amerikë kandidatët e përzgjedhur siç duhet mund të shërbejnë me nder, njofton Klan Kosova.
“Duke ndjekur raportimet e mediave rreth emërimeve të diskutueshme diplomatike. Si në Amerikë, kandidatët e përzgjedhur siç duhet të karrierës dhe jo-karrierës mund të shërbejnë me nder – por a është MPJ duke i respektuar procedurat në përzgjedhjen e kandidatëve mbi baza konkurruese dhe meritore?”
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin origjinal të Ambasadës në Facebook.