Ambasada Amerikane në Kosovë reagon pas tragjedisë në Koçan

Prishtinë | 16 Mar 2025 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Amerikës në Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave nga zjarri në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga zjarri tragjik i lokalit të natës në Koçan. Ngushëllimet tona për viktimat, të dashurit e tyre dhe popullin e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në “X”, njofton Klankosova.tv.

Deri në këto momente raportohet se 59 persona kanë vdekur dhe 155 janë të lënduar.

Të ngjashme