Ambasada amerikane në Prishtinë e shpërndanë deklaratën e Samitit të NATO-s për Kinën

Prishtinë | 04 Gus 2024 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka shpërndarë deklaratën e Samitit të Nato-s në Washington për shtetin e Kinës.

Në Facebook, ambasada e ka shpërndarë një fotografi ku është edhe deklarata në fjalë, “Republika Popullore e Kinës është bërë një nxitëse vendimtare e luftës së Rusisë kundër Ukrainës”.

“Kinezët po bëjnë çmos për ta portretizuar veten si neutralë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Realiteti është se Kina ka marrë një anë. Kina po ofron komponentë shumë kritikë me përdorim të dyfishtë për rusët”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Të ngjashme