Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, nëpërmjet një video ka bërë të ditur se nga data 1 tetor qytetarët e Kosovës nuk duhet të udhëtojnë drejt Shkupit për të aplikuar për vizë, pasi që gjitha llojet e vizave tani do të jepën në objektin e ri të ambasadës së SHBA-ve.
Shefi i sektorit konsullor, James Finan, poashtu tregon edhe rregullat se si duhet të sillen aplikuesit e vizave brenda objektit.
“Ata që vijnë për të aplikuar nuk duhet të marrin asgjë me vete, përveç gjërave që kërkohen gjatë intervistimit, në mënyrë që të mos ketë vonesa gjatë procesit të verifikimit brenda ambasadës. Pastaj aplikantët kalojnë në dhomën e intervistave brenda ambasadës.”