“‘Mëngjesi i Lutjeve Kombëtare’, (Lutjet e mëngjesit), nuk është ngjarje zyrtare e qeverisë amerikane, por ngjarje e organizuar privatisht nga një OJQ në emër të nikoqirëve nga Kongresi Amerikan”, ka deklaruar për “Zërin” Michelle Schohn, zëdhënëse e Ambasadës amerikane
Derisa skena politike shtyhet mes vete se kush ka marrë ftesë e kush jo për në “Lutjet e mëngjesit” në SHBA për t’u prezantuar si miq të amerikanëve, vetë Ambasada amerikane në Kosovë bën të ditur se kjo ngjarje nuk është zyrtare e qeverisë amerikane dhe se listat e të ftuarve nuk bëhen as nga Ambasada dhe as nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).
“‘Mëngjesi i Lutjeve Kombëtare’, (Lutjet e mëngjesit), nuk është ngjarje zyrtare e qeverisë amerikane, por ngjarje e organizuar privatisht nga një OJQ në emër të nikoqirëve nga Kongresi Amerikan”, ka deklaruar për “Zërin” Michelle Schohn, zëdhënëse e Ambasadës amerikane. Ajo ka bërë të ditur se Ambasada amerikane nuk ka ndonjë rol në formimin e listave të atyre që ftohen për të marrë pjesë në këtë ngjarje. “Ambasada amerikane dhe Departamenti i Shtetit nuk kanë ndonjë rol në përpilimin e listave të të ftuarve dhe nuk janë në dijeni se kush është i përfshirë në to”, ka theksuar Schohn.