Ambasada amerikane paralajmëron për kujdes gjatë Pashkëve

Prishtinë | 13 Pri 2017 | 21:21 | Nga

Ambasada amerikane në Kosovë ka lëshuar një njoftim në faqen e saj zyrtare ku kërkon nga shtetasit amerikan që jetojnë në Kosovë që të kenë kujdes të shtuar gjatë pushimeve të ardhshme fetare dhe në festivale apo ngjarje të mëdha.

Siç shihet në njoftimin e ambasadës, kujdesi i shtuar kërkohet për shkak të sulmeve të mundshme terroriste.

“Terroristët në rajon më parë kanë pasur caqe objektet e ndjeshme, përfshirë kishat dhe objektet e kulteve tjera, qendrat e këmbësorëve, arenat sportive, sallat e koncerteve dhe tubimet publike”, thuhet në një pjesë të njoftimit.

fafafa

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme