Ambasada amerikane pëlqen postimin ku Vuçiqi thotë se nëntë shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës

Prishtinë | 05 Jan 2023 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, ka pëlqyer një postim në rrjetin social Twitter të një mediumi serb, ku Vuçiqi flet për tërheqjen e njohjeve për Kosovën.

“Vuçiq renditi nëntë shtetet që tërhoqën njohjen e Kosovës së vetëshpallur (VIDEO)”, mban titullin artikulli i pëlqyer nga profili zyrtar i ambasadës amerikane në Kosovë.

Nuk dihet pse është pëlqyer ky postim, por ajo që dihet është se “like” nuk është larguar akoma.

Në anën tjetër, kanë filluar menjëherë reagime e kosovarëve ndaj ambasadës amerikane.

Një prej tyre është edhe deputeti i VV-së, Armend Muja, i cili i ka kujtuar ambasadës duke thënë kështu: “Në artikull thuhet se “Vuçiq renditi nëntë shtete që tërhoqën njohjen e shtetit të vetëshpallur të Kosovës”.

Ndërsa një tjetër ka kërkuar që të fshihet pëlqimi ose të shpejgohet pse është pëlqyer ky postim.

Çka ka thënë Vuçiqi?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi në artikullin që ka pëlqyer ambasada amerikane, thotë se si nëntë shtete do të tërheqin njohjen ndaj Kosovës.

Sipas tij, janë nëntë vende që tashmë e kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Veç kësaj, ai ka publikuar edhe emrat e tyre.

Somalia, Burkina Faso, Gabon, Estëatini, Lybia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia dhe Maldivet, sipas Vuçiqit, kanë tërhequr njohjen.

“Na presin sfida të vështira sa i përket Kosovës. Ne nuk kemi provokuar askë. Nuk kemi bërë asnjë incident. Si mund të quhet provokim kur mbrohet Kushtetuta jonë. Janë 106 vende që nuk e njohin Kosovën. Nëntë prej tyre e kanë tërhequr. Tri janë edhe më tutje në mëdyshje”, shtoi tutje ai.

Vuçiqi ka folur edhe rreth proceseve integruese të Republikës së Kosovës, duke thënë se vështirë që mund të bëjë diçka për në Këshillin e Evropës, porse do të mundohet me çdo kusht për në UNESCO.

“Po presim vendin e dhjetë që do ta tërheqë njohjen. A mund të bëjmë diçka për Këshillin e Evropës? Vështirë. Për në Unesco? Do të luftojmë”, pohoi Vuçiq.

Përveç tij, edhe kryediplomati serb, Ivica Daçiqi ka thënë se një ndër prioritetet e viti 2023 është tërheqja e njohjeve ndaj Kosovës. Ai ka thënë se janë 28 vende që pritet të tërheqin njohjen ndaj Kosoëvs.

Ne presim që në javët e para të këtij viti të ketë një shtet të dhjetë që do ta tërheqë njohjen”, ka thënë Daçiq në ditën e dytë të viti 2023.

Ndërkohë, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier në një intervistë ka thënë se njohja e Kosovës nga Serbia nuk është e mundur.

“Ai më tregoi se, përderisa qëllimi i fundëm ishte njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “e cila për fat të keq tani nuk është e mundur, sfidat e sotme ende mund të tejkalohen””, ka thënë ndër tjerash Judah, duke cituar ambasadorin Hovenier.

Po ashtu, edhe ambasadori i Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka bërë deklarata të pa pritura ndaj Kosovës.

Hill ka thënë se preferon të shkojë në Qeverinë e Serbisë dhe të mos flas për Kosovën.

“Do të preferoja shumë të shkoja në Qeverinë e Serbisë, dhe të mos flisja për Kosovën atje…”, citohet të këtë thënë ai.

Hill në disa deklarata më parë, e kishte quajtur Vuçiqin si konstruktiv në raport me dialogun me Kosovën.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë reagimet.

Të ngjashme