Ambasada Amerikane në Prishtinë ka uruar 17 vjeçaren Kiana Kryeziu e cila do të marr pjesë në Lojrat e ardhshme Olimpike Dimërore, shkruan Ekonomia Online.
“Urime 17 vjeçarja Kiana Kryeziu. Kiana do të garojë për Kosovën në eventin gjigant të sllallomit të femrave në Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq suksesi i arritur suksesi i saj në garë ndërkombëtare është vetëm fillimi i një rrugëtimi që e synon skitarja Kiana Kryeziu.
Kryeziu është bërë skitarja e parë kosovare që ka fituar medalje në një garë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS). Medalja e argjendtë në disiplinën e sllallomit është cilësuar historike për Federatën Skitare të Kosovës dhe Komitetin Olimpik të Kosovës. Ajo përfundoi me kohë prej 2 minuta, 12 sekonda e 46 të qindtat dy lëshimet në shtegun në Kolashin të Malit të Zi.
Pjesëmarrës në garë ishin 18 garuese, ndërsa 12 prej tyre nuk e përfunduan njërin nga dy lëshimet. Bashkë me të ishte edhe Arba Pupovci, që nuk e përfundoi lëshimin e dytë.
Skitarja e klubit Prishtina thotë se është e lumtur për medaljen e fituar, por synimet e saj janë edhe më të mëdha. Ajo pretendon ta sigurojë normën olimpike për Lojërat Olimpik Dimërore që mbahen vitin e ardhshëm në Pekin. Për normë ajo ka kohë deri në shkurt të vitit të ardhshëm