Ambasada Britanike në Kosovë ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë është duke zëvendësuar veturat zyrtare me vetura elektrike ose hibride. Kjo në kuadër të përpjekjes më të gjerë për të zvogëluar ndikimin e saj të karbonit dhe të bëhen “shërbimi më i gjelbër diplomatik në botë”.
Një veprim të tillë, e ka nisur edhe përfaqësia diplomatike në Prishtinë.
“Ambasada Britanike në Prishtinë tashmë ka larguar nga përdorimi afër 80% të plastikave për një përdorim, dhe po punojmë me partnerët tanë zbatues për të zvogëluar plastikën për një përdorim në projektet e financuara nga Ministria e Punëve të Jashtme”, thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike.