Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri ka reaguar për zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë pas një përplasjeje mes deputetëve, si dhe lëshimit të tymueseve nga opozita.
Në njoftimin e lëshuar në Facebook nga ambasada thuhet se shprehin shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë.
“Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive”.
“U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv