Ambasada britanike në Tiranë i ka bërë thirrje qytetarëve në Shqipëri që të dalin në votime.
“Zgjedhjet po ndodhin tani.Nëse je një votues në #Shqipëri, atëherë sot ke mundësinë të vendosësh se kush do të qeverisë vendin dhe të ardhmen tënde. Sigurohu që ti, miqtë dhe familja jote ta bëni zërin tuaj të dëgjohet!#TakePart #Votoni”, thuhet në një postim të kësaj ambasade në llogarinë e saj në facebook.
Qytetarët shqiptarë i janë drejtuar kutive të votimit që nga ora 07:00 e mëngjesit në zgjedhjet parlamentare atje.