Ambasada britanike përgëzon KQZ-në për procesin e qetë zgjedhor: Presim me padurim formimin e institucioneve

Prishtinë | 30 Dhj 2025 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Ambasada britanike në Kosovë ka uruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë ata që u përfshinë në zhvillimin e një “procesi tjetër zgjedhor të rregullt të dielën”.

Britanikët thanë se tash e presin ‘me padurim’ formimin e institucioneve të reja.

“Ishte kënaqësi të shihnim disa nga zyrtarët dhe vullnetarët duke punuar me përkushtim sot për numërimin e votave. Presim me padurim formimin e shpejtë të institucioneve të Kosovës sapo rezultatet të certifikohen”.

Të ngjashme