Ambasada britanike: Qëndrojmë në solidaritet me familjet e viktimave të Masakrës së Reçakut

Prishtinë | 15 Jan 2025 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se kujtojnë të gjitha viktimat e Masakrës së Reçakut e cila u krye në vitin 1999 nga forcat serbe.

Në një postim  të publikuar në rrjetin social X, ambasada ka bërë të ditur se sot aty ka bërë homazhe, Paul O’Connor, zëvendësambasadori britanik.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me familjet e viktimave derisa i vazhdojnë thirrjet e tyre për drejtësi”, shkruan ambasada.

Të ngjashme