Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar pas formimit të Qeverisë së re. Ata kanë përgëzuar akterët politikë për tranzicionin paqësor të pushtetit.
“Ne përgëzojmë formimin paqësor të Qeverisë së re në Kuvend, dhe urojmë kryeminsitrin Hoti dhe kabinetin e tij në emërimin e tyre”, thuhet në një komunikatë të lshuar nga Ambasada.
“Sfida të ngutshme janë përpara Qeverisë së re, në veçanti me emergjenën shëndetësore Covid-19. Është e rëndësishme që Qeveria e re të kërkojë ndërtimin e një konsensusi dhe uniteti përgjatë përçarjeve politike”, thuhet tutje.