Ambasada britanike uron oficerin Sherifi që kreu trajnimin në Britani: Krenarë që mbështesim zhvillimin e FSK-së

Prishtinë | 24 Pri 2026 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Nëntogeri i FSK-së, Endi Sherifi, ka arritur sukses në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka përfunduar trajnimet sfiduese të këmbësorisë në Ushtrinë Britanike, PCBC (Platoon Commander Battle Course), i zhvilluar në Brecon/Uells, në Mbretërinë e Bashkuar.

Lidhur me këtë, ka reaguar ambasada britanike në Kosovës. Kjo e fundit ka uruar Sherifin, duke shtuar se MB-ja është krenare që mbështet zhvillimin e FSK’së, përcjell Gazeta Express.

Postimi:

Urime togerit Endi Sherifi për arritjen e një vlerësimi të veçantë me rastin e përfundimit të kursit britanik  për Komandantë të Togave të Këmbësorisë (PCBC). Ky kurs shumë kërkues fokusohet në përgatitjen e komandantëve të togave me aftësi të larta taktike, të fortë fizikisht dhe mendërisht.

Mbretëria e Bashkuar është krenare që mbështet zhvillimin e FSK-së si një institucion sigurie profesional, multietnik dhe të përgjegjshëm në mënyrë demokratike.

Të ngjashme