Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, e ka marrë me shqetësim vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Ata kanë bërë thirrje për qetësi në vend dhe që kryerësit e krimit të dalin para drejtësisë, njofton Klan Kosova.
“Jemi thellë të brengosur me vrasjen e Ivanoviq. Shprehim keqardhje dhe ngushëllime për familjen dhe miqtë”.
“Ashtu si për çdo krim, ne thërrasim Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera të rendit dhe ligjit që të hetojnë incidentin në tërësi dhe të sjellin përgjegjësit para drejtësisë sa më parë që të jetë e mundur”, shkruan në qëndrimin e ambasadës.
“Është më rëndësi që politikanët dhe ata në jetën publike të iu mundësohet të operojnë pa frikë e dhunës”.
Aty bëhet thirrje për qetësi dhe thirret secili që të bashkëpunojë me policinë për të sjell kryerësit para drejtësisë.