Prej të shtunës, shumë qytetarë të Kosovës kanë qenë nën ethe për shkak të raportimeve se misionet e huaja diplomatike kishin bërë paralajmërime për qytetarët e tyre. E këtu në theks ra Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ambasada Amerikane në Prishtinë që konsiderohet mjaft kredibile kishte konsideruar që duhej të “rishqyrtohej udhëtimit” për Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan “për shkak të potencialit për trazira civile për shkak të tensioneve etnike”.
Sidoqoftë, në një prononcim për portalin Indeks, kjo nuk është konsideruar si risi.
Zëdhënësi i Ambasadës gjithashtu shuajti spekulimet mbi deklaratën se qytete të Kosovës mund të jenë të rrezikshme, duke thënë se kjo nuk është diçka e re, as në Kosovë e as në Ballkan në përgjithësi.
“Ambasada e ShBA-së monitoron kërcënimet lokale për të garantuar sigurinë e punonjësve tanë dhe qytetarëve amerikanë që jetojnë në Kosovë. Për këtë arsye jemi në komunikim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës. Ne nuk ishim një nga misionet/ambasadat që paralajmëruan punonjësit tanë dhe/ose qytetarët amerikanë për këtë kërcënim të veçantë dhe nuk kemi plane ta bëjmë këtë momentalisht. Gjuha në lidhje me aktivitetin e mundshëm terrorist në Ballkan ka qenë në faqen e internetit për shumë muaj. Kjo nuk është e re. në fakt, të hënën e kaluar, më 22 nëntor, këshillimi i udhëtimit zbriti nga “Mos udhëto” në “Rikonsideroni udhëtimin”. Kjo kryesisht nxitet nga të dhënat nga CDC në lidhje me rrezikun e COVID-19 për amerikanët që mund të udhëtojnë në Kosovë”, ka deklaruar Eric Brassil, zëdhënës i Amasadës.