Zëvendësministrja e Drejtësisë Nita Shala ka pritur në takim Shefin e Zyrës së Politikave të Jashtme dhe Pajtimit në Ambasadën Britanike në Kosovë Edward Lister.
Ambasada e Britanisë shprehi gatishmërinë për mbështetje të iniciativave për të realizuar qëllimet të cilat Ministria e Drejtësisë i ka prioritet duke përfshirë në veçanti themelimin e Institutit për Krime të Luftës.
Në këtë takim u diskutua rreth bashkëpunimit në mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës Britanike, në tema si sundimi i ligjit, personat e zhdukur dhe drejtësia tranzicionale.
Përfaqësuesit e Ambasadës u informuan rreth hapave të cilët do të merren tutje në këto fusha, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të palëve në këtë drejtim.