Ambasada e Francës përmes një njoftimi në twitter ka treguar se presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, mbeten të gatshëm për organizimin e një Samiti në Paris për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Në njoftim ndër të tjera thuhet se Franca dhe Gjermania presin që gjtihashtu dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit të rinis shumë shpejtë.
“Franca dhe Gjermania presin që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të rinis së shpejti. Bashkë, kancelarja Merkel dhe presidenti Macron mbeten të gatshëm për të organizuar një Samit në Paris”, thuhet në njoftim.
Ky reagimi i Ambasadës Franceze vjen pas anulimit të takimit të Washingtonit, pasi Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuza ndaj presidentit, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK’së, Kadri Veseli.