Ambasada e Japonisë në Kosovë ka njoftuar se në kuadër të skemës për projekte bazike dhe siguri njerëzore të Qeverisë japoneze, ka nënshkruar pesë grante për projekte me vlerë 348,084.00 euro me qëllim të implementimit të projekteve për qytetarët e Kosovës në pesë komuna.
Sipas komunikatës, Ambasada japoneze projektet do t’i mbështesë në vitin fiskal 2019/20.
për rinovimin e ndërtesës së institucionit parashkollor “Gëzimi Ynë” Prishtinë (73,963.00 euro). Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të përmirësojë mjedisin arsimor për fëmijët e moshës 1-3 vjeç, duke ndërhyrë në infrastrukturën e përgjithshme të parashkollorit. Projekti për sigurimin e një automjeti zjarrfikës për Komunën së Podujevës në vlerë prej 69,920.00 euro. Qëllimi i projektit është dhurimi i një kamion zjarri sulmues që do të përmirësojë shërbimin e zjarrfikësve dhe shpëtimit në komunën e Podujevës, do të përmirësojë kohën e reagimit, të rrisë efikasitetin përsa i përket mbulimit dhe kohës së reagimit dhe ndërhyrjeve ndaj zjarrit dhe shpëtimit në këtë komunë. Projekti për ndihmë në pajisje, për sigurimin e një traktori shumëfunksional për komunën e Novobërdës në vlerë prej 74,056.00 euro. Projekti do të përmirësojë transportin publik dhe komunikacionin gjatë sezonit të dimrit përmes rritjes së kapaciteteve për heqjen e borës dhe sezonit veror për furnizimin me ujë në rrugët lokale të komunës së Novobërdës. Projekti për ndihmë departmentit të zjarrfikësve në komunën e Suharekës përmes sigurimit të një kamioni të ri zjarrfikës në vlerë prej 70,000.00 euro. Kjo do të bëjë të mundur që departamenti i zjarrfikësve të jetë në gjendje t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve në rast zjarri, në zonat urbane dhe periferike të Suharekës, si dhe duke përfshirë edhe Autostradën nacionale Prishtinë – Prizren. Projekti për ndihmë në deminimin në komunën e Mitrovicës, përkatësisht në fshatin Bare në vlerë prej 60,145.00 euro. Ky projekt implementohet nga Norwegian People’s Aid po synon konkretisht fshatin Bare në mënyrë që të shmangen aksidentet e mundshme në të ardhmen dhe të bëjë të mundur zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit në këtë anë. Në Kosovë, Japonia tashmë ka implementuar projekte qysh përpara se vendi të fitonte pavarësinë. Shuma totale e granteve të Projekteve Japoneze që nga 2010 deri më sot arrin në 2,711,985 EUR për projekte në të gjithë vendin”, thuhet në komunikatë.