Ambasada e Kosovës në Pragë del me njoftim pas sulmit që la të vdekur dhjetra persona

Prishtinë | 21 Dhj 2023 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Kosovës në Pragë ka publikuar numrin e telefonit për të gjithë shtetasit e Kosovës nëse kanë nevojë për ndihmë pas sulmit në këtë qytet që la së paku 11 persona të vrarë, përfshirë sulmuesin.

Po ashtu, ambasada iu tha qytetarëve që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve çeke.

“Pas raportimeve për një sulm të armatosur në qendër të Pragës, përkatësisht në Fakultetin e Filozofisë, Universitetin e Karlit. Ambasada e Republikës së Kosovës në Pragë iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale. Ju lutemi kontaktoni Ambasadën në +420 257 217 775 për çdo kërkesë për ndihmë konsullore”, ka njoftuar ambasada kosovare në Pragë.

Të ngjashme