Katër ditë pas zgjedhjes së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka reaguar ambasada e SHBA-së në Kosovë.
“Zhgënjyes që Këshilli Prokurorial i Kosovës dështoi ta ndiqte rregulloren e vet për zgjedhjen e shefave për Zyrën e Prokurorisë Speciale dhe Zyrës në Prishtinë”, thuhet në qëndrimin e ambasadës, transmeton Klan Kosova.
“Ne ju dëshirojmë drejtuesve të sapozgjedhur sukses, por KPK duhet të ndjekë rregullat e veta për një proces transparent”.
Këtë javë ka qenë Blerim Isufaj që është zgjedhur Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale dhe Bahri Hyseni Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.