Ambasada e Shteteve të Bashkruara të Amerikës në Kosovë, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të sigurojnë përgjegjësi të plotë për këdo që shkel ligjin dhe ua ka rikujtuar liderëve politik institucionet e sigurisë duhet të veprojnë vetëm brenda autoritetit kushtetues.
Këto deklarime ambasada e ShBA-së në Kosovë i ka bërë me rastin e dëbimit të gjatë shtetasve turq nga Kosova, proces të cilin e ka quajtur jo të rregullt, transmeton EO.
Sipas ShBA-së, presioni politik në sektorin e sigurisë për të thyer ligjin e Kosovës është një shkelje skandaloze.
Ky është njoftimi i plotë i Ambasadës së ShBA-së në Kosovë:
Kaloi afro një vit që kur Kosova pa një proces të rregullt dëboi gjashtë shtetas turq nga Kosova, nën dyshimin se ata paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës.
Ne ishim të kënaqur të shihnim themelimin e një komisioni hetimor parlamentar i cili zbuloi shkelje ligjore lidhur me incidentin, pavarësisht përpjekjeve për të penguar punën e tij.
Gjetjet e komisionit, të cilat sugjerojnë në 31 shkelje ligjore ose procedurale nga ana e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve tjera, ngrenë shqetësime rreth mashtrimit nga ana e agjencive kryesore të sigurisë, si dhe ndjeshmërinë e sektorit të sigurisë ndaj manipulimit politik.
Ne u bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që të sigurojnë përgjegjësi të plotë për këdo që shkel ligjin dhe rikujtojmë liderët e Kosovës që institucionet e sigurisë duhet të veprojnë vetëm brenda autoritetit kushtetues, në varësi të sundimit të ligjit.
Nuk kemi të bëjmë me fajsinë apo pafajësinë e individëve, por shmangje të qartë të proceseve ligjore të Kosovës nga ana e politikanëve të Kosovës. Presioni politik në sektorin e sigurisë për të thyer ligjin e Kosovës është një shkelje skandaloze e vlerave demokratike.
Ne nxisim për transparencë të plotë në sektorin e sigurisë dhe në drejtimin e punëve të jashtme, për të parandaluar ndërhyrjet e pavenda nga politikanët kosovarë në të ardhmen.