Ambasada e SHBA-së: Kontrolli i vizave s’ndalet, kush nuk zbaton ligjet dhe rregullat i revokohet viza

Prishtinë | 25 Mar 2025 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka njoftuar se kontrolli i vizave nuk ndalet as pas lëshimit të tyre. Në një postim në Facebook, kjo ambasadë thekson se SHBA-ja i kontrollon vazhdimisht mbajtësit e vizave dhe paralajmëroi për revokim të vizave për ata që s’i zbatojnë ligjet dhe rregullat e emigracionit të SHBA-së.

“Kontrolli i vizave në SHBA nuk ndalet pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të SHBA – dhe ne do t’ua revokojmë vizat dhe do t’i dëbojmë nëse nuk e bëjnë këtë”, theksohet në njoftimin e kësaj ambasade.

Të ngjashme