Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, përmes një deklarate ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave në 20-vjetorin e mizorive që janë bërë gjatë luftës në Kosovë, transmeton EO.
Sipas ambasadës amerikane, të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat dhe ofendon kujtimet për ta.
Përmes këtij njoftimi, ambasada e ShBA-së në Kosovë u ka tërhequr vërejtjen udhëheqësve të shtetit të Kosovës që të përmbahen nga retorika ndezëse.
“Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Ne poashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.