Një vit më parë filmi i shkurtër kosovar “Shok” ishte nominuar për Oscar prej kinematografisë amerikane.
E ambasada amerikane në Kosovë, përmes një video të publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook, ka kujtuar kohën kur ishte nominuar ky film.
Në videon shihen shumë persona të cilët pohojnë se kishin votuar për filmin.
Ky projekt filmik me skenar dhe regji nga Jamie Donoughue është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Anglisë ndërsa xhirimet janë realizuar në muajin nëntor të vitit 2014 në Shalë të Bajgorës.
Filmi është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.
Asistente e regjisë është regjisorja kosovare Blerta Basholli ndërsa drejtor i fotografisë është skocezi Philip Robertson.