Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka përgëzuar disa nga komunat e Kosovës që kanë anuluar ose korrigjuar vendimet e prokurimit publik.
Këto vendime në disa nga komunat vijnë si rezultat i rekomandimeve nga shoqëria civile dhe mediat.
Sipas Ambasadës së SHBA-ve mbikëqyrja dhe monitorimi janë çelës i transparencës, shkruan në faqen zyrtare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.