Ambasada e re e SHBA-së në Prishtinë është nderuar nga Këshilli Amerikan i Kompanive Inxhinierike si fituese e Çmimit të Madh 2020 në kategorinë e Ekselencës inxhinierike.
ACEC, një organizatë udhëheqëse që përfaqëson biznesin dhe interesat profesionale të firmave të inxhinierisë konsulte në SHBA, ka vlerësuar projektin për menaxhimin e ujërave të zeza dhe ruajtjen e energjisë.
Përmes një komunikate, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë njofton se ky projekt është shembull në kursimin vjetor të energjisë dhe ujit për rreth 40 dhe 90 për qind.
Masat e projektit përfshinin një mori pikash që ndikuan në kursimin e energjisë dhe menaxhimin e ujërave të zeza. Ndër to, u bë i njohur impianti i trajtimit të ujërave dhe riciklimin e tyre që shërben për përdorim në ndertesën e Ambasadës. Karakteristikë ishte se uji e projekti e siguron ruajtjen e ujit duke shërbyer më pas në lavaman dhe ngrohje.
ACEC paraqiti çmimet në Gala Virtual Aëard për këtë vit më 1 dhjetor. Mason dhe Hanger, firma arkitekturore dhe inxhinierke, paraqitën projektin në shqyrtim që vazhdon të shfaqë përkushtim në fushën e inxhinierisë, sigurisë, kujdestarisë dhe qëndrueshmërisë.