Ambasada e SHBA-së në Serbi: Ka përparim në Dialogun e Brukselit, koha të përmbyllet procesi

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Për negociatat në Bruksel është deklaruar edhe ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godrey.

Godrey ka rikonfirmuar ato që ka thënë më parë Stano se ende nuk ka ndonjë marrëveshje, duke shpërndarë reagimin e përfaqësuesit Evropian.

Mirëpo ai ka thënë se mes palëve dialoguese ka pasur një progres të konsiderueshëm drejt arritjes së një marrëveshjeje.

“Jam në kontakt të ngushtë me mikun tim, Zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, i cili është në Bruksel për të ofruar mbështetjen amerikane për Dialogun e udhëhequr nga BE. Kjo punë nuk ka përfunduar por është bërë përparim i konsiderueshëm. Palët duhet të jenë fleksibile dhe të vazhdojnë punën për ta çuar këtë në vijën e finishit. Koha është tani”, deklaroi Godrey.

Të ngjashme