Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka mirëpritur certifikimin e partive politike dhe kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, raporton Ekonomia Online.
Ambasada amerikane vlerëson se “institucionet kosovare i kanë përmbushur rolet e tyre” të cilat i ka konsideruar thelbësore për një demokraci gjithpërfshirëse.
“Procesi zgjedhor duhet të mbetet transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike. Votuesit duhet të vendosin se kush zgjidhet sipas sistemit demokratik të Kosovës dhe të gjitha partitë dhe kandidatët duhet të refuzojnë çdo përpjekje për ta politizuar procesin zgjedhor”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha sot se vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për certifikimin Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve të Kosovës duhet të zbatohet.
The U.S. Embassy is pleased all eligible candidates have been certified for the February 9, 2025 elections and Kosovan institutions fulfilled their roles which are essential for a resilient and inclusive democracy. The electoral process should remain transparent, credible, and…
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) December 31, 2024