Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me anë të një videoje vizitën e diplomatit në NATO, Matthew Whitaker.
Ambasada shprehet e nderuar që pati mundësi ta organizojë vizitën e tij në Kosovë, duke numëruar takimet që diplomati amerikan i ka pasur.
“Ambasada e SHBA-së ishte krenare që lehtësoi vizitën e Ambasadorit Whitaker në Kosovë. Gjatë udhëtimit të tij, Ambasadori Whitaker u takua me udhëheqësit e Kosovës, personelin ushtarak amerikan dhe partnerët që punojnë për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin e vendit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
“Vizita e tij nxori në pah kontributet në rritje të Kosovës në përpjekjet e SHBA-së për t’u përballur me sfidat globale dhe rëndësinë e bashkëpunimit përmes KFOR-it dhe Programit të Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare me Iowan. Së bashku, Shtetet e Bashkuara dhe Kosova vazhdojnë të përparojnë interesat e përbashkëta të sigurisë dhe të forcojnë stabilitetin rajonal”, përfundon njoftimi.