Ambasada e ShBA-së reagon për mbylljen e 9 degëve të Postës Serbe në veri: Të zhgënjyer me veprimet e njëanshme të Qeverisë

Prishtinë | 05 Gus 2024 | 22:52 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas mbylljes së nëntë degëve të Postës së Serbisë në veri të vendit nga autoritetet e Kosovës.

Përmes një reagimi në facebook, Ambasada amerikane është shprehur thellësisht e zhgënjyer me veprimet e autoriteteve të Kosovës.

Sipas tyre këto veprime janë të njëanshme dhe të pakoordinuara.

“Veprimet e pakoordinuara të Kosovës i vënë qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it në rrezik më të madh, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar”, thuhet në reagim.

Tutje, ambasada e ShBA-së i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërpresë çdo veprim të mëtejshëm “të njëanshëm” dhe t’i kthehet angazhimit konstruktiv në dialog, për të zgjidhur, sipas tyre, çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Të ngjashme