Ambasada e SHBA-së shpërndan deklaratën e Grenell: Të respektohet vendimi i Kushtetueses

Prishtinë | 29 Maj 2020 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shpërndarë deklaratën e të dërguari të posaçëm të presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasdorit Richard Grenell.


Ambasada e SHBA’së ka shpërndarë deklaratën e Grenellit ku thuhet se të gjithë duhet ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku dha të drejtën rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin për kryeministër.

Grenell po ashtu ka shkruar dje se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet respektuar për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe integritetin në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Ai po ashtu ka deklaruar se pret të bashkëpunon me popullin e Kosovës dhe me qeverinë e re të saj.

“Gjykata Kushtetuese foli. Për të garantuar paqen dhe stabilitetin, dhe për të ruajtur integritetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë – të gjithë duhet ta respektojnë vendimin e Gjykatës. Pres të vazhdoj bashkëpunimin tim me popullin e Kosovës dhe me qeverinë e tyre, për të sjellë prosperitet, zhvillim, dhe punë në rajon”, ka thënë Grenell.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/4557656254260494

Të ngjashme