Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka përshëndetur pranimin e Kosovës në rrjetin energjetik europian si shtet i pavarur.
Po ashtu ajo mbështet shtetin në zbatimin e këtij vendimi dhe pret të punojë me Kosovën në integrimin e saj në komunitetin europian.
‘’Ambasada e ShBA-ve uron Kosovën për arritjen e marrëveshjes me Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO) dhe anëtarët e Grupit Rajonal të Evropës Kontinentale lidhur me kushtet që duhet plotësuar për t’u lidhur me rrjetin elektrik evropian. Miratimi i kësaj marrëveshjeje arrin kulminacionin e projektit të filluar në vitin 2013, për të sjellur siguri energjetike më të madhe për rajonin. Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar palët që të gjejnë zgjidhje kreative dhe të qëndrueshme për të nxitur integrimin e mëtejshëm ekonomik. Ne mezi presim që të vazhdojmë të punojmë me Kosovën dhe partnerët e saj të shumtë gjersa ajo zbaton këtë vendim dhe vazhdon integrimin e saj në komunitetin evropian.’’, thuhet në deklaratën e Ambasadës së ShBA-ve për ENTSO Marrëveshjen e Kosovës.