Ambasada e Zvicrës paraqet procedura të reja për aplikim për vizë

Prishtinë | 29 Qer 2017 | 10:05 | Nga

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka lëshuar një njoftim rreth procedurave të reja për aplikim për vizë për qytetarët e Kosovës.

Njoftimi tregon se nga 3 korriku i këtij viti, Ambasada e Zvicrës do të prezantojë një aplikacion online dhe një portal për rezervim të terminit për viza Shengen.

Përmes këtij njoftimi, ambasada tregon procedurat se si duhet të aplikohet online për vizë Shengen.

Lexojeni të plotë njoftimin e Ambasadës zvicerane:

Nga 3 korriku 2017 Ambasada e Zvicrës do të prezantojë një aplikacion online dhe një portal për rezervim të terminit për viza Shengen.

Aplikantët të cilët kanë për qëllim të aplikojnë për vizë Shengen për të udhëtuar në Zvicër, Francë, Austri apo shtetet e Beneluksit do të kenë qasje në faqen e internetit www.swiss-visa.ch . Për shkak të futjes së menjëhershme të sistemit të ri, rezervimi i drejtpërdrejtë i terminëve për viza pranë Ambasadës do të jetë i mundur vetëm deri më 28 qershor 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme