Ambasada gjermane në Prishtinë, përmes një postimi në faqen e saj në facebook ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që nesër të jenë të matur në seancën për demarkacionin.
“Duke marrë parasysh ngjarjet e fundit dhe seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ne bëjmë thirrje për një debat paqësor, demokratik dhe konstruktiv”, shkruan ambasada e Gjermanisë, në vendin tonë.
Të gjitha pikëpamjet politike kanë të drejtë të dëgjohen dhe protestat paqësore janë e drejtë e çdo qytetari në demokraci, thuhet më tej në shkrimin e ambasadës gjermane.
“Sidoqoftë, kërcënimet apo përdorimi i dhunës për ti frikësuar kundërshtarët politikë dhe për të influencuar debatet është diçka e papranueshme.
Ne i inkurajojmë të gjitha palët të kenë parasysh të gjeturat e fundit të Komisionit Internacional të ftuar nga Presidentja Jahjaga në Mars të këtij viti i cili erdhi në përfundim se procesi I shënjimit të vijës kufitare “ishte konform normave internacionale”’, përfundon mesazhi I Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.