Ambasada gjermane: Drafti i Asociacionit është dashur të dorëzohet në Kushtetuese para takimit të majit

Prishtinë | 16 Maj 2024 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Kosova ende nuk ka bërë hapa konkrete drejt formimit të Asociacionit.

Kështu tha zëdhënësi i Ambasadës së Gjermanisë Christian Bottcher.

Ai theksoi se Gjermania bashkë edhe me vendet e tjera të QUINT-it kanë vazhdimisht kanë kërkuar nga Kosova që ta bëjë një gjë të tillë.

“QUINT-i dhe të tjerët në vazhdimësi kanë theksuar se nga Kosova pritet që të ndërmarrë hapa të prekshëm për themelimin e Asociacionit, në mënyrë që të arrijë shumicën e nevojshme për dy të treta në Komitetin e Ministrave, që aplikimi për anëtarësim të jetë i suksesshëm.” theksoi ai në përgjigje.

Sipas Gjermanisë, dorëzimi i draft-statutit para mbledhjes do të kishte nënkuptuar një “hap të prekshëm”.

Zëdhënësi kujton deklaratën e Jorn Rohde se “Kosova tani duhet ta bëjë pjesën e rëndë”.

Sipas tij, kjo nuk ka ndodhur ende.

“Siç tha ambasadori Rohde në postimin e tij në Twitter pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: “Kosova tani duhet të bëjë pjesën e rëndë”. Kjo nuk ka ndodhur ende.” tha zëdhënësi i Ambasadës së Gjermanisë.

Të ngjashme